Për katër ditë me radhë stadiumi “Loro Boriçi” i qytetit të Shkodrës do të jetë arena e Kampionatit Ndërkombëtar të atletikës për kategorinë e moshës mbi 35 vjeç. Presidenti i Presidenti i Shoqatës së Atleteve Veteranë të Shqipërisë, Rudin Bektashi, shprehet i kënaqur për pjesëmarrjen e atletëve nga e gjithë bota, ndërsa komplimenton kushtet e stadiumit “Loro Boriçi” si dhe mbështetjen e Bashkisë Shkodër.
Mes një pjesëmarrje prej 500 atletësh nga shtete të ndryshmë të botës, Bektashi veçon edhe ato të Shqipërisë, dhe sidomos emrat e veteranëve shkodranë shumë të spikatur në vite, Isak Bala, Bledar Mesi, si dhe Florjan Bala.
Sipas programit, aktiviteti në fjalë nis paraditen e së enjtes datë 23 dhe vazhdon deri me daten 26 Maj 2024.
Prononcimin e plotë në video të Presidentit të Shoqatës së Veterënëve të Atletikes, Rudin Bektashi, mund ta ndiqni në kanal;in tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE, duke klikuar në linkun e mëposhtëm.
https://we.tl/t-mWTTlvvsh9