Në sfidën e fundit, atë të javës së 10-të të luajtur në stadiumin “Gjorgji” Qyfyku” të Pogradecit, skuadra vendase fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme dule mundur një rival direkt si Besëlidhja e Lezhës, por kjo nuk mjaftoi që trajneri Emiliano Çela të vazhdonte drejtimin e skuadrës pogradecare, pasi ai dha dorëheqjen duke e lënë skuadrën në ven din e pstë me 17 pikë të grumbulluara.
Drejtuesit e klubit pogradecar e kanë pranuar dorëheqjen e tekniku Çela, gjë që konfirmohet me njoftimin zyrtar të klubit, ndërkohë që kanë nisur bisedimet për emërimin e trajnerit të ri.
Njoftimi zyrtar i KF Pogradeci
“Klubi i Futbollit Pogradeci njofton se trajneri Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të parë. Klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij dhe z.Çela largohet nga skuadra.
Drejtuesit e klubit e falënderojnë për punën dhe përkushtimin gjatë kohës që drejtoi skuadrën dhe i urojnë suksese në vazhdim të karrierës.
Klubi po punon që të gjejë sa më shpejt një trajner të ri. Emri i tij do të bëhet i ditur me një njoftim zyrtar sapo të përfundojë procesi. Deri atëherë, stërvitjet dhe përgatitjet e ekipit vazhdojnë normalisht”, – shkruhet në njoftimin e klubit “liqenor”.


