Thursday, September 19, 2024

Prag finalja e “vogël”, Skënderbeu-Vllaznia. Korçarët duan fitoren, pasi e konsiderojnë të rëndësishëm vendin e tretë pas kthimit në Superiore

Lexo

Humbja me Partizanin me shifrat 1-0 në gjysmëfinalen e parë të “Final-Four” nuk shihet si dramAtike në Korçë. Korçarët do të kenë mundësinë të luajnë një tjetër finale këtë sezon.

Do të duelojnë me Vllazninë në finalen e vogël të “Final-Four”, e cila është e vlefshme për vendin e 3-të. Kështu më 24 maj në orën 19:00 në “Air Albania” Skënderbeu dhe Vllaznia do të vihen përballë për vendin e 3-të.

Skuadra e Ivan Gvozdenoviç do të kërkojnë fitoren për të qenë ata forcë e 3-të, ndërsa për ta do të ishte si një “mini-trofe”, pasi në vitin e parë të Superiores pas ngjitjes arrijnë të jetë menjëherë protagonistë.

Një duel i gjithi për t’u shijuar, ku korçarët dhe shkodranët vihen përballë përsëri pas duelit të fundit mes tyre në kampionat, sfidë që u fitua 5-1 nga Skënderbeu dhe që u siguroi pjesmarrjen  në “Final-Four”. Ndërkohë, që dy ditë më pas po në këtë stadium është programuar të luhet finalja e madhe për titullin kampion, Partizani-Egnatia.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img