“Final Four”/ Edhe tre ditë nga finalja e madhe. Partizani synon mbrojtjen e titullit, Egnatia në kërkim të historisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Edhe tre ditë nga finalja e madhe për titullin kampion në kampionatin “Abissnet Superiore”, Partizani – Egnatia. Në stadiumin “Air Albania” pritet një finale spektakolare ku të dyja skuadrat kërkojnë vetëm fitimin e trofeut.

Partizani drejt finales së madhe të titullit vjen me objektivin e qartë, për të mbrojtur kurorën e kampionit dhe një arsye e madhe për të besuar është forma e mirë që po kalon skuadra e Orges Shehit. Gjashtë fitore radhazi në ndeshjet e fundit dhe tani të kuqtë janë në kërkim të “mrekullisë” së shtatë që do t’i jepte titullin e 18-të në histori.

Në anën tjetër, Egnatia në këtë sfidë vjen më e motivuar se kurrë për të shkruajtur historinë. Një sezon fantastik i dominuar nga rrogozhinasit që triumfuan edhe në Kupën e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Egnatia i ka të gjitha mundësitë dhe të dielën në “Air Albania” do të kërkojë lavdinë.

Finalja e madhe për titullin kampion Partizani – Egnatia, do të luhet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00. Ndërkohë nesër në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, do të luhet edhe finalja e vogël për vendin e tretë/katërt në kampionatin “Abissnet Superiore”, Skënderbeu – Vllaznia.

Biletat për ndeshjen e titullit kampion Partizani – Egnatia dhe për finalen e vogël për vendin e tretë/katërt Skënderbeu – Vllaznia mund të blihen online në ebileta.al si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img