Vitsel i bashkohet skuadrës së Belgjikës. Belgu është rikuperuar nga dëmtimi dhe mund të jetë një forcë më shumë në repartin e mbrojtjes. Aty ku vuajti më shumë skuadra belge në humbjen ndaj Sllovakisë.
Belgjika do të rikuperojë një pjesë thelbësore të skuadrës, për sfidën ndaj Rumanisë, e dyta në në “Euro 2024”. Një prej lojtarëve shumë të rëndësishëm është Axel Witsel, lojtari i Atlético Madrid, i cili humbi debutimin kundër Sllovakisë për shkak të një dëmtimi të pësuar në miqësoren që Belgjika luajti kundër Luksemburgut, përpara nisjes së Evropianit.
Humbja ndaj Sllovakisë në ndeshjen e parë të Evropianit, i ndërlikon aspiratat e Belgjikës në “Euro 2024”. E për të arritur objektivin, kalimin e grupit, skuadrës belge i duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura: me Rumaninë dhe Ukrainën.
Por fillimisht belgjika duhet të rregullojë problemet që ka në sulm. Sepse humbja ndaj Sllovakisë tregoi edhe një herë joefikasitetin e tmerrshëm të sulmuesve, veçanërisht të Lukakut. Por në golin e shënuar nga Sllovakia gabuan si Doku në qendër të mbrojtjes ashtu edhe portieri Casteels.
E për të zbutur disi këtë dobësi, rikthimi i Witselit duket thelbësor. 35-vjeçari ka luajtur 132 ndeshje ndërkombëtare. Një legjendë që Belgjikës i duhet në mënyrë që skuadra të ketë më shumë forcë në misionin e saj për të provuar të korrigjojë kursin dhe të kualifikohet në raundin e 16-të.