Gazeta spanjolle “Marca” shkruan për një detaj interesant që lidh Spanjën me Shqipërinë, dy rivalët që do të përballen të hënën në ndeshjen e fundit të grupit B në Euro 2024.
“Lidhjet mes Spanjës dhe Shqipërisë shkojnë përtej vendlindjes së Iván Balliut. Të shkuarës së Sylvinhos (Celta dhe Barcelona) apo e Rey Manajt (Albacete dhe Barcelona B) në La Liga.
Fati ka dashur që ‘selia’ e Shqipërisë të jetë e njëjta e zgjedhur nga Spanja… në Kupën e Botës 2006: Sportcentrum i Kaiseraut, një lagje në periferi të Kamenit.
Një vend që edhe Real Madrid e ka vizituar gjithashtu, për shembull, në prag të ndeshjeve evropiane”, shkruan mes të tjerash gazeta spanjolle.