Sunday, November 24, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Suedezi Glen Nyberg, gjykon supersfidën, Shqipëri-Spanjë. Të hënën, ora 21:00

Lexo

Shqipëria po përgatitjet intensivisht për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024. Kuqezinjtë ditën e hënë do të vihen përballë Spanjës në orën 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Duseldorf.

Një duel që vendos edhe fatet e Kombëtares në Euro 2024 me Silvinjon dhe “djemtë” e tij që kërkojnë medoemos fitoren për t’u kualifikuar në fazën “Play-Off” të këtij turne. Jemi dy ditë para kësaj finaleje për kuqezinjtë dhe UEFA ka bërë të ditur edhe arbitrat e sfidës.

Kështu kryesor do të jetë një arbitër suedez, i cili ishte protagonist absolut në çerekfinalen e Champion’s mes Arsenalit dhe Bayern Mynih, ku të dyja ekipeve u mohua nga një penallti.

Bëhet fjalë për Glen Nyberg,i cili do të jetë kryesor, ndërsa do të ndihmohet nga Mohbod Beixh dhe Andreas Soderkvist. Arbitër i 4 do të jetë Mikola Balakin,teksa në VAR do të jetë gjermani Kristian Dinkert.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img