Sunday, September 29, 2024

Liga e Kampioneve të Europës…Egnatia luan sonte në transfertë me boshnjakët e Borac Banja Luka

Lexo

Egnatia do ta bëjë “sefte” sot në Ligën e Kampionëve. Skuadra kampione e Shqipërisë do ta përfaqësojë vendin tonë në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në kontinent, duke sfiduar Borac Banja Luka të Bosnjës, kundërshtar që duhet vlerësuar maksimalisht.

Të besuarit e Tetovës i kanë karikuar mirë bateritë në përgatitoren sllovene dhe tashmë mbetet të dëshmojnë në fushë potencialin që kanë. Grupi i futbollistëve që fituan titullin dhe Kupën e Shqipërisë sezonin e kaluar është ruajtur maksimalisht, teksa me interes pritet të shihen edhe blerjet e reja të kësaj vere.
Presidenti Agim Demrozi, për t’iu gjendur pranë tifozëve rrogiozhinas, kudo që janë, ka vendosur që ndeshjen në fjalë ta përcjelle “live” përmes kanaleve zyrtare të klubit në rrjetet sociale, edhe në kanalin zyrtar të Egnatias në youtube. Në pamundësi të ndonjë ekrani shqiptar për ta blerë të drejtën e transmetimit të kësaj ndeshje, kreu i klubit rrogozhinas ka menduar një mënyrë alternative për t’i mbajtur fansat e Egnatias të informuar minutë pas minute me lojën dhe gjithçka pritet të ndodhë sot, prej orës 21:00, në “Banja Luka Stadium”.

Të gjithë të interesuarve për ta përcjellë “live” ndeshjen Borac Banja Luka-Egnatia po ju lëmë takim në linkun e kanalit zyrtar të klubit rrogozhinas në youtube:

Xhevdet ZEKAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img