Monday, November 25, 2024

Spanja nuk nënvlerëson Anglinë, De la Fuente: Stili i lojës nuk do të ndryshojë

Lexo

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente largon tensionin nga skuadra para finales së Euro2024 kundër Anglisë. Në daljen për mediat, tekniku ka pranuar se mezi pret të zbres në fushën e lojës, me finalen e kompeticionit që e konsideron si arritjen e tij më të madhe në karrierë.

“Jemi të qetë dhe e dimë se nuk ka favorit. Në finale gjithçka është e barabartë. E dimë që duhet të rrisim nivelin nga ndeshja e fundit për të pasur më pas shanse për të fituar. Kemi respekt për rivalin. Finalja e një kampionati Europian është një nga momentet më të mëdha sportive. Jemi të qetë, të emocionuar dhe të etur për të tentuar titullin. Me futbollistët që kemi është e vështirë për të hequr dorë nga stili ynë i lojës. Jemi të përgatitur për të luftuar për të fituar. Në kujtesë mbetet vetëm fituesi”.

Për këtë finale interesi është shumë i madh nga ana e dy tifozerive. Në Olimpiashtadion të Berlinit me kapacitet prej 71 mijë vendesh pritet që mbi 50 mijë tifozë të jenë në krahun anglez dhe pjesa tjetër rreth 10 mijë në mbështetje të Spanjës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img