Friday, November 22, 2024

Merkato-Trajneri Haris Lika merr drejtimin e Basania FC, zëvendëson kolegun Fatjon Hasani që i kualifikoi bushatasit në kategorinë e dytë

Lexo

Basania FC, klubi i futbollit që përfaqëson zonën e Bushatit në territorin e Bashkisë Vau Dejes, ka bërë lëvizjen e parë në merkaton verore.

E ka filluar me postin e trajnerit duke emëruar në krye të pankinës trajnerin e njohur Haris Lika. Me këtë rast, duhet theksuar se kemi të bëjmë me një rikthim në klubin e Basanias, pasi Lika, i cili zotëron liçensen e trajnerit UEFA Pro, edhe më herët ka punuar në krye të këtij klubi.

Lika zëvendëson kështu kolegun e tij Fatjon Hasani, i cili me punën e tij plot përkushtim sezonin e kaluar, arriti një rezultat historik duke e kualifikuar Basanian për herë të parë nga kategoria e tretë në të dytën.

Për momentin, nuk dihen arsyet e kësaj lëvizje në pankinë, por nga ana e presidentit të Basanias, Ermir Shimaj, shkojnë falenderimet në adresë të trajnerit Hasani.

“Falenderojmë prof. Fatjon Hasani pér kontributin dhe gjithçka dha tek Basania FC dhe sigurisht për gjithçka arritëm të gjithë bashkë.  Vijojmë në sezonin e ri 24/25 në Kategorinë e Dytë me prof. Haris Lika së bashku me ambicjet për të qënë Lider.”, citon presidenti Ermir Shimaj në postimin e tij zyrtar të Basania FC.

Në vijim të postimit të tij, njëshi i presidences bushatase, Shimaj, shkruan:

“Kemi punuar edhe gjatë pushimeve.  Sepse, Suksesi & Dinjiteti është detyrim për Ne.  Vijmë të motivuar për të treguar sezonin e ri se gjithçka e kemi merituar dhe për të demonstruar diferencën e t’bërit të punëve me pasion dhe seriozitet edhe në Kategorinë e Dytë.  Grumbullimi i skuadres për sezonin e ri dhe përgatitjet përkatëse fillojnë ditën e Hënë dt. 22.07.2024 ora 19:30”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img