Sunday, November 24, 2024

(Intervista) Fitoi gjysëmfinalen me Tiranën në volejboll për femra, trajnerja e Vllaznisë, Nora Deda e lumtur për paraqitjen e skuadrës

Lexo

Vllaznia në volejboll për femra fitoi një ndeshje të rëndësishme duke mundur Tiranën me rezultatin 3 me 1. Takimi ishte i vleshëm për gjysëmfinalen e dytë të fazës Play-Off, ku pas humbjes së ndeshjes së parë në kryeqytet, fitorja në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” e barazon rezultatin e fitoreve në 1 me 1 duke bërë që ekipi finalist të vendoset me një ndeshje të tretë që do të zhvillohet përsëri në Tiranë. Në një prononcim të dhënë për Veriu Sport, trajnerja e Vllaznisë Nora Deda, shprehet e gëzuar, madje edhe e lumtur për arritjet e skuadrës së saj në këtë kampionat.

Profesoreshë, e kënaqur nga skuadra për ndeshjen e sotme?

Jam shumë e kënaqur, madje edhe tepër e lumtur, por nga emocionet që kam nuk arrij ndoshta ta shprehë si duhet. Sepse nga një ekip që ishte në shpërbërje u bë ekip për të konkuruar për nënkampion. Ne, edhe përpara kësaj ndeshje e kemi realizuar objektivin, sepse objektivi i jonë ka qënë vendi i katërt. Por, metita i takon vajzave që po tregojnë më së miri që munden të debutojnë edhe me vendin e parë të kampionatit. Përpara dy javësh mundëm ekipin kampion të grupit tonë, Barleti Volej, dhe në këtë ndeshje të sotme me Tiranën luajtëm të barabartë deri në pikën e fundit dhe e mundëm edhe vendin e parë të grupit tjetër. Shpresoj shumë për të adhmen e këtyre vajzave, pasi me këtë ndeshje që zhvilluan sot treguan që ne konkurojmë si të barabartë me skuadrat më të mira të kampionatit, dhe për këtë jam e lumtur.

Kjo ishte ndeshja e dytë gjysëmfinale, të parën e keni humbur 3 me 1 në kryeqytet, sot fituat po 3 me 1 në Shkodër, çfarë ndryshuat në ballafaqimin e dytë që dolët fitues?

Në planet e mija kisha planifikuar të bëj tre veprime aritmetike, por gëzohem që nuk i realizova të treja dhe realizova vetëm dy. Një risi ishte edhe aktivizimi për herë të parë në lojë i Elidona Kodrës, është një vajzë e re 19 vjeçare. Luajtëm në Tiranë në ndeshjen e parë, por edhe këtu në Shkoder pa treshin kryesor të lojës që ishte Bardeli, sepse mungoi në ndeshjen finale duke u shkëputur nga ekipi që për mua është e pafalshme, por arritëm ta rikuperojmë edhe këtë ndeshje pa të dhe të fitojmë.

Tashmë barazim 1 me 1 në ballafaqimin gjysëmfinal Vllaznia-Tirana. Për të përcaktuar ekipin fitues që shkon në finale do të luhet një ndeshje e tretë përsëri në Tiranë. Do të jetë Vllaznia ekipi finalist?

Shpresojmë, por mund të them se vajzat e mija e kanë realizuar objektivin. Jam krejt e lumtur edhe nëse qëndrojmë në vendin e katërt duke konkuruar denjësisht në ndeshjet finale, vajzat e mija kanë dhënë maksimumin. Gjithsesi, ne shpresojmë dhe do të ishte një arritje tepër e madhe jashtë objektivave tona të shkojmë në finale dhe të dalim nënkampion Shqipërie dhe është e mundshme, shpresojmë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img