Saturday, September 21, 2024

Egnatia – Vikingur Reykjavik, transmetohet ekskluzivisht në RTSH 2. Të enjten, ora 20:00, drejtpërdrejt nga stadiumi “Loro Boriçi”

Lexo

Sfida Egnatia – Vikingur Reykjavik(Islandë), e vlefshme për eliminatoret e raundit të dytë në kompeticionin Uefa Conference League do të transmetohet ekskluzivisht në RTSH 2. Ky është lajmi më i fundit që bëhet i ditur nga klubi rrogozhinas, gjë e cila konfirmohet zyrtarisht edhe nga institucioni i Radio Televizionit Shqiptar.

Ndeshja në fjalë do të luhet mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke nisur nga ora 20:00, pikërisht në këtë stadium ku pak ditë më parë Vllaznia u eleminua nga një tjetër skuadër islandeze, Valur e po këtij qyteti, Rejkjavik.

Ashtu si kuqeblutë, të cilët në ndeshjen e parë të luajtur në Rejkjavik regjistruan rezultat pozitiv duke barazuar 2-2, edhe për Egnatian fitorja 0-1 në transfertë javën e kaluar e bën shumë favorite për kalimin e turit. Gjithësesi, në kampin rrogozhinas me në krye trajnerin Tetova ka një mobilizim total, motoja e të cilëve është është që të mos merret parasysh rezultati 0 me 1 në transfertë, por kualifikimi në Shkodër të zgjidhet me fitore edhe në ndeshjen e dytë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img