Dy klube të Premier League janë ndër të interesuarit për të nënshkruar me sulmuesin kuqezi
Armando Broja do të zhvillojë bisedime me Enzo Maresca-n në Londër për të kuptuar të ardhmen e tij, me Everton dhe Wolves mes të interesuarve për sulmuesin e Chelsea.
Broja mbeti jashtë skuadrës që humbi 2-1 ndaj Real Madridit në stadiumin Bank of America në Charlotte, pavarësisht se nuk kishte asnjë dëmtim.
22-vjeçari, i cili gjysmën e dytë të sezonit të kaluar e kaloi në formë huazimi te Fulhami, pritet të largohet këtë verë.
Maresca u pyet pse mungonte Broja pas ndeshjes kundër Realit dhe ai tha: “Ishte thjesht një vendim”.