Saturday, September 21, 2024

Volejboll meshkuj: Partizani mund Tiranën dhe fiton Kupën e Federatës

Lexo

Nuk ka histori finalja e Kupës së Federatës për meshkuj, pasi në sallën sportive të Farkës, Partizani dominon përballjen ndaj rivalëve të Tiranës dhe bën të vetin trofeun e parë të sezonit të ri.

Të besuarit e trajnerit Ylli Tomori mundën 3-0 bardheblutë në një përballje që foli vetëm për të kuqtë dhe që erdhi për teleshikuesit drejtpërdrejt në rrjetin e RTSH-së.

Të besuarit e Arben Sakos mbërritën deri në këtë fazë teksa kishin eliminuar Vllazninë dhe me synim për ta mbrojtur titullin e fituar sezonin e  kaluar. Ndërsa partizani pasi eliminoi Studentin më herët falë edhe përforcimeve të fundit, ku spikasin ato të vëllezërve Martiro, të cilët i morën këtë sezon pikërisht nga rivalët bardheblu, treguan superioritetin e tyre përgjatë gjithë takimit duke mos e vënë në diskutim fitoren

25-16 ,25-19 dhe 25-18 ishin rezultate  e tre seteve dhe në këtë mënyrë Tirana dorëzon trofeun te rivali më i madh i tyre, në një sezon që pritet të jetë shumë i luftuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img