Friday, November 22, 2024

“Tirona e zemrës time është dashni mbi dashni”, Halili largohet nga klubi bardheblu

Lexo

Një largim shumë rëndësishëm nga radhët e Tiranës. Goldi Halili ka vendosur të mbyllë aventurën e saj te bardheblutë si drejtoresha administrative.

Ky largim vjen pas 5 vitesh që Goldi ia kushtoi klubit kryeqytetas. Në largimin e saj ajo ka deklaruar për “Ora Sport” në “Ora News”  se do të mbartë me vete të gjitha kujtimet dhe se do të vazhdojë të mos e kursejë në asnjë moment kontributin e saj si vazja e shtëpisë.

“Në fakt rrugëtimi në Kupat e Europës ishte finali për mua në pozicionin e drejtoreshës administrative në klubin e futbollit Tirana. Po është e vërtetë, tashmë do të largohem nga ky rrugëtim mjaft interesant i një cikli 5-vjeçar të jetës time, ku kam prekur një larmi emocionesh.

Sigurisht se Tirona e zemrës time është dashni mbi dashni dhe e tillë do të mbetet. Kontributin tim si vazja e shtëpisë asnjëherë nuk do ta kursej. Do t’i mbajt fort të gjithë ato oguret e mira, kujtimet që kanë shënjuar jetën time deri më tani. Por mesa duket unë qenkam vërtet vajzë e fortë, duke bërë bilancet e jetës time, pasi di të tërhiqem atëherë kur unë mendoj se e kam përmbushur misionin tim”, ka deklaruar Goldi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img