Sunday, September 22, 2024

Shqipëri-Gjeorgji, gati për start. Silvinjo zyrtarizon formacionin e parë. Arbër Hoxha në sulm, tre shkodranët, Hysaj, Kumbulla, Mitaj në prapavijë

Lexo

Sfida Shqipëri-Gjeorgji, ndeshje e vlefshme për grupin B1, në Ligën e Kombeve është gati për startin e orës 20:45. Të dyja skuadrat janë në fushë duke zhvilluar nxemjen e zakonshme në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit.

Ndërkohë, trajnerët kundërshtarë kanë përcaktuar edhe formacionet zyrtare. Tek kuqezinjtë, Silvinjo i ka besuar prapavijen sërishmi tre shkodranëve, Hysaj, Kumbulla dhe Mitaj , ndërkohë që në vijën e parë sulmuese ndaj gjeorgjianëve ka prefuar të ketë edhe Arbër Hoxhën.

Shqipëri dhe Gjeorgjia, janë përballur 15 herë mes tyre në të kaluarën, ku peshorja anon në anën e gjeorgjianëve, me 8 fitore, kundrejt 3 fitoreve të kuqezinjve dhe 4 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Formacionet zyrtare:

SHQIPËRI: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami, Hoxha, Asani, Manaj.

GJEORGJI: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Kochorashvili, Kvaratskhelia, Chakvetadze, Lochoshvili, Gvelesiani, Kiteishvili, Mikautadze.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img