Tuesday, October 22, 2024

Maratona e notit “Idriz Muço” Sarandë. Vllaznia, vend të parë me moshat dhe të dytë kategoria Open. Spikat e zakonshmja Viki Tafrruku

Lexo

Federata Shqiptare e Notit ka organizuar në qytetin e Sarandës aktivitetin tradicional kushtuar figurës së njohur Idriz Muço, i konsideruar si notari legjendë të Sarandës dhe të Shqipërisë.

Garat e zhvilluara tek plazhi i “Ri”, patën në program konkurimin e maratonës së notit, ku morën pjesë notarë të grupmoshave të ndryshme deri tek veteranë të Sarandës, por edhe nga rrethe të tjera të vendit, si nga Shkodra, Tirana. Durrësi, Kavaja, Lushnja Vlora etj.

Risi e maratonës së këtij viti ishte pjesëmarrja e ish – kampionit kombëtar në not, Sulejman Poda me banim në Tiranë në moshën 82 – vjeçare.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ekipi “Shkodra Not” që përfaqëson Vllanzinë me trajner Kolë Shiroka, ku në sajë të notareve të talentuara që ka në dispozicion mori vemendjen e të pranishmëve për cilësinë dhe konkurimin plot dinjitet duke merituar vend të parë në kategorinë e moshave si dhe të dytin për kategorinë Open.

Si zakonisht, figurën më të mirë sportive nga ekipi i Vllaznisë e ka bërë notarja e talentuar Viki Tafrruku, e cila ashtu si edhe në garat e kampionatit kombëtar për kategorinë e rinjëve ku fitoi pesë medalje të vendeve të para në disiplinat e stilit të lirë dhe shqinë, edhe në garën e vështirë të maratonës spikati duke marrë vendin e parë për kategorinë e moshave.

Ka qënë vetë Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku që e ndoqi nga afër aktivitetin i cili i ka dorëzuar Tafrrukut kupën dhe medaljen përkatëse duke e cilësuar atë si notaren e së ardhmes për notin shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img