Pesë vite më parë, kolegu ynë i nderuar dhe i paharruar Kosta Grillo, humbi betejen me sëmundjen, Covid, duke ndërruar jetë. Një humbje e parakohshme që preku thellë të gjithë komunitetin, e sidomos atë sportiv, i cili ushqehej dhe simpatizonte pa masë zërin, komentin dhe analizën perfekte që Kosta i bënte live ndeshjeve të futbollit, kombëtare dhe ndërkmbëtare. I mungon pa masë të gjithëve, por më së shumtmi një miku dhe kolegu të afërt, si Ervin Baku, i cili nuk harron ta kujtojë çdo 5 tetor, pikërisht datën e ikjes nga kjo botë.
“Do të të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri dhe respekt maksimal! Pusho në paqe! Të ndrittë shpirti atje lart!
Ti je i pavdekshëm!”, shkruan Baku në rrjetion e tij social, ndërsa më poshtë e shoqëron me atë çfa ka shkruar pesë vite më parë.
PUSHOFSH NË PAQE MBRETO!
Shoku, miku, kolegu, vëllai, Mbreti Kosta Grillo u largua para kohe nga jetë. Shumë para kohe. U lutëm shumë për të, u lutëm të gjithë, çdo ditë. Luftuam edhe ne bashkë me të… Shpresuam deri në fund… Qe shkruar ndryshe… Punët e Zotit këto… Janë me shumë fat njerëzit që e njohën nga afër Kostën. Sepse ai ishte shumë i pastër, shumë i dashur, mbi të gjitha ishte i vërtetë! Ishte shumë pozitiv! Ishte i shkëlqyer! Ishte fantastik!
Zëri i Kombëtares së Shqipërisë u ngjit sot në qiell. Për të komentuar atje lart yjet e futbollit shqiptar dhe ndërkombëtar. Kosta Grillo është i pavdekshëm! Sepse kontributi i tij në futbollin shqiptar është i pazëvendësueshëm! Kosta Grillo është i pavdekshëm! Sepse zëri i tij është regjistruar tashmë në arkivën e RTSH-së dhe në memorien e miliona teleshikuesve. Timbri i zërit të tij, që e bënte atë mbretin e komentit sportiv shqiptar, do t’i tërbojë gjithmonë kërmat që e përzunë padrejtësisht nga puna dhe që sot donin t’i bënin speciale…
Ike Mbreto, por le një boshllëk gjigant… Sepse Ti ishe i tillë, ishe gjigant! E gjithë shqiptaria ndjen sot një dhimbje të madhe…
Do jesh gjithmonë mes nesh Mbreto!
LAMTUMIRË VLLA!
Me kolegun Baku dhe papërjashtim, të gjithë të tjerët, bashkohet edhe portali Veriu Sport. Pushofsh në paqe, Kosta! I përjetshëm kujtimi yt!
Gaspër MARKU


