Sukses tejet i rëndësishëm për të kuqtë e kryeqytetit, që falë kësaj fitoreje, ngjiten përkohësisht në vendin e parë në renditje me 15 pikë.
Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në të dytën, Partizani ishte me një “marsh” më shumë dhe në minutën e 71-të zhbllokoi sfidën.
Ka qënë shtatlarti shkodran Marçelino Preka ai që ia doli të shënojë pas një krosimi nga goditja e këndit, për t’i dhënë avantazhin kryeqytetasve.
Një gol me vlerë tre pikëshe për skuadrën e kuqe, për të cilin Marçelino Preka nuk festoi në respekt të is skuadrës së tij, Bylis, me të cilin ka akluar momente shumë të mira.
Partizani e ruajti këtë avantazh deri në fund,për të marrë fitoren. Në krahun tjetër,për Bylisin kjo është humbja e katërt radhazi dhe mban vendin e parafundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara.
Fatos LAMAJ