Kategoria e parë e futbollit shqiptar luajti pasditen e sotme 5 ndeshjet e javës së 7-të. Një javë që evidentoi sërishmi forcën e kavajasve dhe vlonjatëve, të cilët me fitoret e tyre, Besa si pritëse me Burrelin dhe Flamurtari në transfertën e vështirë me Korabin e Peshkopisë.
Fitore e rëndësishme ishte edhe ajo e Pogradecit, i cili i drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, sfidoi Kukësin, i cili duket se ka akoma “aromë Superiore”. Liqenorët shënuan dy herë në portën kuksiane duke mbatur të paprekur rrjetën e portës së tyre.
Rezultatet e javës së 7-të, Kategoria e Parë:
Valbona-Apolonia 1-1(Shënues: Krasniqi 75’/Trifoni 58’)
Korabi-Flamurtari 1-2(Shënues: Mziu 42’/Batha 50’(pen.), Ememe 60’)
Pogradeci-Kukësi 2-0(Shënues: Sulo 3’, Raza 73’)
Besa-Burreli 3-0(Shënues: Shënues: Hoxha 7’, Dos Santos 35’, Gjinaj 83’)
Lushnja-Erzeni 0-0