Wednesday, October 30, 2024

Super fitore e Vllaznisë në basketboll femra. Kuqeblute mundin Teuten në transfertë, 70-84. Spikaten: Rreshpja me 39 pikë, Anisa Bokrina, 19 dhe Ingrit Dashja 12

Lexo

Teuta-Vllaznia  70-84(20-17, 15-23, 11-18, 24-26)

Formacioni i Vllaznisë: Ingrit Dashja, Anisa Bokrina, Melida Hykaj, Bernada Reshpja, Sindi Kryeziu, Medina Hykaj, Isra Dibra, Sara Murçaj, Anisa Musaja. Trajnere: Medina Mustafa

Vllaznia në basketboll për femra i ka bërë një nisje fantastike Kampionatit Kombëtar të basketbollit për femra. Basketbollistet shkodrane të drejtuara nga trajnerja Medina Mustafa, e cila në këtë sezon sportiv la fushën e lojës si basketbolliste për të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të trajnerit Bledar Gjeçaj, në javën e parë të kampionatit ishin mysafire në Durrës duke u ndeshur me Teutën vendase.

Në periodën e parë durrsaket, duke shfrytëzuar edhe emocionet e mikeshave nga Shkodra, në formacionin e së cilës kishte edhe vajza të reja, arritën të fitojnë me rezultatin 20-17.

Por, në pushimin mes dy periodave, ndërhyrja e trajneres Medina Mustafa bën që loja e skuadrës kuqeblu të përmirësohet ndjeshëm. Një gjë e tillë shpërblehet me fitimin e kësaj periode me shifrat 15-23 duke bërë në pushimin mes dy pjesëve Vllaznia të shkojë me avantazhin 20-të minutave të para me avantazhin 35-40.

Pas rikthimit në fushën e lojës, basketbollistet kuqeblu, duke vijuar me ritmin e periodës së tretë shënojnë pikë pas pike ku duke e fituar edhe periodën e tretë 11-18, e thellojnë akoma më shumë avantazhin pas tre poeriodave lojë në shifrat 46-58.

Në periodën e katërt dhe të fundit të krejt ndeshjes, Teuta vendase bën të gjitha përpjekjet për të ndryshuar situatën në fushën e lojës, por Vllaznia nuk fal edhe në këtë period, teksa duke e fituar me rezultatin 24-26, fiton të gjithë ndeshjen me plot meritë me rezultatin e përgjithëshëm, 70-84.

Figurën më të mirë në këtë ndeshje e bënë si zakonisht Bernada Reshpja, e cila shënoi 39 pikë, për të vijuar me Anisa Bokrina, 19 dhe Ingrit Dashja me 12-të pikë.

Për t’u theksuar është se në këtë ndeshje të parë të kampionatit, të cilën Vllaznia e kurorëzoi me sukses, krahas lojtareve titullare, trajnerja Medina Mustafa që kishte edhe debutimin e saj të parë si trajnere e ekipit të parë, aktivizoi me sukses edhe basketbolliset e reja që Sindi Kryeziu, Melida Hykaj, Anisa Musaja dhe Isra Dibra që janë kontigjent i ekipit Vllaznia U18-të.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img