Tuesday, November 5, 2024

Çeki-Shqipëri 2-0. Kuqezinjtë ndëshkohen nga problemet në prapavijë. Liga e Kombeve, ndeshja e ardhshme të hënën me Gjeorgjinë

Lexo

Çeki-Shqipëri 2-0(Shënues: Cori 3’, 63’)

Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 2-0 në transfertë nga Çekia,në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Një sfidë që foli më shumë për vendasit,por rastet nuk munguan as për Shqipërinë,që pas kësaj disfate zbret në vendin e tretë në renditjen e grupit B1.

Ndeshja nisi malore për kuqezinjtë,që e panë veten në disavantazh që në minutën e 3-të,kur Cori pas një krosimi të marrë nga e majta,e shfrytëzoi si duhet dhe e ndali topin në fundin e rrjetës. Pas këtij goli,skuadra e Silvinjos e kishte të vështirë për të dalë përpara dhe si rrjedhojë çekët vazhduan sulmet në kërkim të golit të barazimit.

Rasti i parë i rrezikshëm për Shqipërinë ishte ai i minutës së 24-t, kur Bajrami provoi me një gjujatje të fortë nga jashtë zone,por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Mundësi shumë e mirë ishte edhe ajo e minutës së 36-të,ku Laçi dhe Asllani nuk u kuptuan si duhet në afërsi të zonës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Çekisë,ndërsa fraksioni i dytë,nisi me Shqipërinë më kërkuese. Në minutën e 52-të,Asani kishte mundësinë ideale për të barazuar shifrat,por gaboi gjithçka duke gjuajtur mbi traun e portës.

Goditjen e dytë çekët e dhanë në minutën e 63-të,kur Cori i pa markuar në zonë,ia doli të shënojë me kokë për 2-0. Kuqezinjtë tentuan të reagojnë dhe iu afruan golit në dy raste me Asllanin dhe Tucin,gjuajtjet e të cilëve u ndalën nga portieri Kovar.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren e çekëve,të cilët ngjiten në vendin e dytë në grup me 6 pikë,po aq sa Gjeorgjia kryesuese. Me këtë humbje,Shqipëria zbret në vendin e tretë me 3 pikë, pas tre ndeshjeve.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img