Friday, October 18, 2024

Ditmar Jubica drejtori sportiv i Olimpic Shkodra FC. Francezi Raine Anton Amokrane është trajneri i ekipit më i ri i futbollit në Shkodër. Javën e ardhshme, prezantimi i skuadrës dhe strukturave drejtuese të klubit

Lexo

Një tjetër ekip i ri futbolli formohet në Shkodër. Ai është Olimpic Shkodra FC, i cili nuk ka humbur kohë duke u rregjistruar menjëherë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit duke marrë miratimin e pjesëmarrjes në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së tretë të futbollit shqiptar. Aty, ku do të garojë përkrah një tjetër ekipi të ri shkodran, KF Shiroka, i cili nga prezantimi po vijon përgatitjet serioze shoqëruar me ndeshje miqësore dhe me synime e objektiva konkrete për të kaluar në kategorinë e dytë.

Ndonëse për momentin ka fare pak informacione rreth këtij klubi, Veriu Sport mëson se skuadra ka nisur përgatitjet në një nga fushat sportive në periferi të qytetit të Shkodrës me një kontigjent futbollistësh shkodranë dhe të huaj, të cilët janë përzgjedhur nga Ditmar Jubica, i cili mban postin e drejtorit sportiv të Olimpic Shkodra FC.

Për shkodranin Jubicën, karriera sportive e të cilit lidhet fushën e gjykimit duke qënë për vite me radhë një nga arbitrat më të spikatur të futbollit shqiptar, ky është një hap tjetër në karrieren e tij sportive. I diplomuar në Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe aktualisht pedagog në Universitetin “Luigj  Gurakuqi” të Shkodrës, Jubica pati një përvojë shumë pozitive edhe në postin e drejtorit sportiv të klubit të futbollit bushatas, Basania FC.

Përpos drejtorit sportiv, burime pranë Olimpic Shkodra FC, bëjnë të ditur se është përzgjedhur edhe trajneri që do të drejtojë këtë skuadër. Bëhet fjalë për francezin me përvojë Raine Anton Amokrane, që zotëron shumë certifikata në menaxhimin dhe trajnimet e futbollit.

Në CV-në e tij citohet se Raine është një trajner francez/finlandez  me mbi 30 vjet përvojë ndërkombëtare. Ai ka trajnuar skuadra futbolli djem dhe vajza, duke mbajtur role të ndryshme si Drejtor Sportiv dhe Drejtor Teknik. Raine flet finlandisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. Ekipet e tij të mëparshme përfshijnë: Atlantis FC, Finlandë, MFK Topolcany, Sllovaki, San Salvador Crecs, Spanjë,  FC Futura, Finlandë,  Liepa, Finlandë, FC Puistola, Finlandë.

Nga sa bëhet e ditur, prezantimi i skuadrës, drejtorit sportiv, trajnerit, si dhe strukturave të tjera të klubit Olimpic Shkodra FC, do të bëhet javën e ardhshme me praninë e mediave.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img