Thursday, December 26, 2024

(Video) Vllaznia U21 humbet në shtëpi me Apoloninë U21, 1-2. Nuk mjafton goli i Zaganjorit, pasi miqtë përmbysin në pjesën e dytë duke u larguar me 3 pikë nga Shkodra

Lexo

Vllaznia U21-Apolonia U21, 1-2(Shënues: Ersi Zaganjori: 34’/Thomas Idris 47’, Muhamet Yakubu 52’)

Formacioni i Vllaznisë: Jukaj, Pusi, Rroku, Beci, Muhaj, Delaj, Spahija, Maliqi, Tafili, Zaganjori, Brahimi(U aktivizuan: Hagrepi, Podrimcaku, Gallube, Agraja). Trajner: Edmond Doçi

Vllaznia U21 dhe Apolonia U21, janë përballur sot në kuadrin e javës së pestë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë e 21 vjeçarëve. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” është zhbllokuar në minutën e 34-të të pjesës së parë, atëherë kur Ersi Zaganjori ka shënuar në portën mike të Apolonisë.

Pjesa e parë do të mbyllhej me rezultatin 1 me 0 në favor të Vllaznisë, ndërkohë që 45 minutëshi i dytë ka prezantuar në fushën e lojës një Apoloni krejt tjetër, e cila si rezultat i shumëfishimit të forcave sulmuese arrin të shënojë dy gola në portën e Aron Jukajt të Vllaznisë.

Goli i parë vjen dy minuta nga nisja e pjesës së dytë me autor Thomas Idris, ndërkohë që pesë minuta më pas vjen edhe goli i dytë me autor Muhamet Yakubu. Dy gola këto shumë të shpejtë që përbysin rezultatin, nga 1 me 0 për Vllazninë në 1 me 2 për Apoloninë.

Minutat e mëpasshme, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave nuk prodhojnë më gol duke lënë në fuqi fitoren e skuadrës mike Apolonia me rezultatin 1 me 2. Një humbje kjo që në opinionin sportiv nuk tingëllon mirë, aq më teëpr kur në fushën e lojës për Vllaznia U21 kanë qënë një kontigjent i konsiderueshëm futbollistësh nga ekipi i parë.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia U21-Apolonia U21, 1-2. Java e pestë e pestë-Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër. Prononcimi i trajnerëve, Edmond Doçi(Vllaznia) dhe Nikolin Çoçlli(Apolonia)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img