Sunday, November 24, 2024

Mesazhi i sponsorit të kuqebluve, Alban Xhaferi: “Politika, larg Vllaznisë”. Skuadra në rrugën e duhur, kualifikimi në Kupë i ka dhënë qetësi dhe besim

Lexo

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH ka folur për situatën që mbizotëron në kampin kuqeblu. Periudha e vështirë ka kaluar tashmë dhe pika e kthesës, sipas sponsorit tij, ishte sigurimi i finales së Kupës.  “Jemi në rrugën e duhur. Liçensimi është konfirmuar tashmë nga FSHF. Është një ndryshim i madh, sepse Vllaznia ka dhjetë vite që nuk mer pjesë në Kupat e Europës. Tani është moment për të marrë pjesë, të arrijmë objektivat që kemi paracaktuar”.

“Mendoj se të katër skuadrat, duke përfshirë edhe Tiranën, janë aty. Situata është shumë dinamike, çdo gabim është shumë i kushtueshëm në këto moment. Teuta është me merit në vendin e parë, Partizani ka një skuadër shumë të mirë, besoj se do të jetë një garë shumë e fortë. Gjithsesi, Vllaznia nuk frikësohet nga askush, futet në fushë për të fituar”.

“Kualifikimi në Kupë e ka qetësuar shumë skuadrën, i ka dhënë një relaksim. Lojtarët janë shumë të lirë, për të bërë lojën e tyre më të mirë. Skënderbeu? Nuk do e nënvlerësojmë, ata kanë një skuadër shumë të mirë, nuk e meritojnë pozicionin ku ndodhen. I hapën punë edhe Teutës, është fakt”.

“Tim Brdariç? Vllaznia fitoi Tim Brdariç. Është një lojtar që është provuar tek U21, ka luajtur në Budesligën 4, nuk është një lojtar dosido. Me shënimin e golit ishte një moment shumë emocionues, jo vetëm për trajnerin. Tim është një vlerë e shtuar për skuadrën, por për aktivizimin e tij vendos vetëm trajneri”.

Fitorja me Apoloninë – “Ishte strategjia e trajnerit për të sulmuar menjëherë. Kemi patur edhe një eksperiencë me Kastriotin, ku shënuam tre gola në pjesë të parë dhe më pas ishte më e lehtë. Kështu ishte dhe me Apoloninë, më pas golat ishin numerik. Në këtë fazë çdo gol është i vlefshëm. Po fakti që trajneri u dha hapësirë të rinjve ishte diçka shumë e mirë, sepse elementi i ri duhet përfshirë sa më shumë në ekip. Jemi të kënaqur, rezultati ndryshon gjithçka”.

“Situata e vështirë që kaloi Vllaznia? E kemi diskutuar shumë dhe prap vazhdon të bëhet pyetja se çfarë ndodhi. Jemi ndalur në disa pika, siç është infrastruktura e dobët, që ndikon në stërvitjen e ekipit. Mungesat, kishim dëmtime. Euforia e qytetit, kaloi në ekzaltim, ishte një presion. Në disa ndeshje nuk dilte as goli. Kështu që janë një mori elementësh që Vllaznia nuk arriti të performojë si duhet, por futbolli i njeh këto situate. Por mendoj se kualifikimi në finale e Kupës e ka relaksuar skuadrën. Kemi një optimizëm, duhet të ecim në këtë rrugë dhe nuk duhet të bëjmë asnjë gabim”.

“Ne kaluam në një eufori kur ishim nëntë pikë para, skuadra në gjithë historinë e saj nuk ka patur në ato moment një performance të tillë, me aq shumë diferencë. Të gjithë, qyteti, opinion, krijuam një ekzaltim, por na ka zbrit me këmbë në tokë. Me shumë qetësi do e marrim vazhdimin dhe të arrijmë objektivat tona”.

“Konfirmimi i stafit ? Ne tani duhet të arrijmë objektivat tona. Gjithsesi, kemi nisur me disa lojtarë, që janë në përfundim të kontratës, për të parë mundësinë e rinovimit. Sigurisht që jemi në kërkim të riorganizimit për sezonin e ardhshëm. Tek pjesa e stafit teknik, mendoj se kemi krijuar një staf shumë të mirë, kemi ndryshuar plotësisht filozofinë e lojës te Vllaznia me ardhjen e trajnerit gjerman, drejtorit teknik, Plorit gjithashtu. Ka një ndryshim 360 gradë, stafi teknik e ka fituar besimin për këtë sezon, por besoj se nuk është moment për të bërë diskutimin për sezoin e ardhshëm. Në vazhdim gjithçka do të jetë më e qartë”.

“Privatizimi i suksesshëm i Vllaznisë do të thotë dhe një vazhdimësi e suksesshme. Kështu që gjërat duhet të qartësohen sa më shpejt, është një element shumë i rëndësishëm. Do kisha dashur që vetëm politika të mos ndërhynte, sepse do i bënte dëm Vllaznisë, siç i ka bërë. Sa më larg politikës, aq më shumë sukses do të jetë”.

“Nuk mund të jeshë gjithmonë në kuadrin e një pasionanti për të kontribuar tek Vllaznia. Është një moment i rëndësishëm për planin në vazhdimësi. Ka 10 vite që skuadra mbahet nga Bashkia, nuk është afruar njeri për të kontribuar. Ka shumë që pretendojnë, por nuk mund të ecet me pretendimin se çfarë ke bërë para 10 vitesh, por çfarë po bën sot”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img