Superiorja do të luaj ndeshjet e javës së 19-të dhe të fundit për këtë vit kalendarik. Ekipet do të zbresin në fushë për të luajtur kështu ndeshjet e javës së parë të fazës së 3-të.
Saktësisht sfidat e kësaj jave do të luhen të ndara në 3 ditë. Të premten do të zhvillohet takimi mes Partizanit dhe Vllaznisë. Duel që do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 16:30.
Ndërkohë ditën e shtunë do të luhen 3 ndeshje të tjera. Laçi do të pres në shtëpi Tiranën në orën 13:30. Dinamo-Egnatia është një tjetër përballje e rëndësishme e kësaj jave që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 16:30.
Paralelisht me duelin e “Elbasan Arenës” do të luhet edhe sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit. Nga ana tjetër ndeshja e fundit e kësaj jave dhe e këtij viti kalendarik për superioren do të luhet në “Niko Dovana” ditën e dielë. Në orën 16:30, Teuta do të presë skuadrën e Bylisit.
Të premten
Partizani-Vllaznia(16:30)
Të shtunën
Laçi-Tirana(13:30)
Skënderbeu-Elbasani(16:30)
Dinamo-Egnatia(16:30)
Të dielën
Teuta-Bylis(16:30)
Fatos LAMAJ