Wednesday, December 18, 2024

(Video) Shpallen 10 personazhet më të mirë të sportit shkodran për vitin 2024

Lexo

Momenti më emocionues i aktivitetit kushtuar sportistëve më të mirë shkodran për vitin 2024 organizuar mbrëmjen e së martës në sallën e Kinema “Republika” të qytetit të Shkodrës nga gazeta “Shkodra Sport” në bashkëpunim me Bashkisë Shkodër, ka qënë ai i pjesës së tretë.

Pasi më herët, prezantuesja e aktivitetit Linda Doda përcolli ndarjen e Çertifikatave “Mirënjohje” për tre veteranët e nderuar të sportit shkodran: ish- futbollisti Isa Sukaj, ish- kampionia e atletikes Angjelina Gurakuqi dhe trajneri i basketbollit Roland Koka, si dhe më pas edhe të 10-të çmimeve “Talenti i Vitit”, radha ka ardhur për shpalljen e 10-të personazheve më të mirë të sportit shkodran në vitin 2024.

Bazuar edhe në votimet e trajnerëve, specialistë të sportit dhe gazetarë sportiv, 10-të më të mirët e këtij viti u ftuan në skenë së bashku me autoritetet përkatëse që iu dorëzuan titullin në fjalë.

Ato janë:

1-Bruno Rrotani(Trajner Atletike). Një personazh, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm prej vitesh për atletikën shkodrane dhe gjatë vitit 2024 ku bashkë me sportistët e tij kontribuoi në fitoren e titullit të 16-të rradhazi dhe në total të 28-tin në historinë e ekipit shkodran. Por ndërkohë, kulmi i tij si trajner është pjesmarrja e sportistit të tij Franko Burraj në Lojërat Olimpike Paris 2024, ndonëse vetë atij nuk ia dhanë kënaqësinë e pjesmarrjes. Dorëzimin e çmimit për trajnerin Rrotani e bëri, Shefi i Departamentit të Sportit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, njëkohësisht ish- atlet dhe trajner i Vllaznisë, Giuljo Zefi.

2-Nora Deda(Trajnere Volejbolli femra). Në fakt, nuk ka arritur ta shpallë kampion ekipin që drejton, por është votuar në masë nga kolegët trajnerë dhe gazetarët, mbase për përkushtimin e shfaqur për të përballuar problemet e shumta që kishte ekipi dhe duke e bërë atë konkurrues. Dorëzimin e çmimit për trajneren Nora Deda e bëri, ish- presidenti i Shoqatës së Volejbollit të Vllaznisë së femrave, Florian Zekja.

3-Senad Drini(Boksier). Është shpallur kampion kombëtar për peshën e tij edhe këtë vit dhe njëkohësisht ka ndihmuar ekipin e Vllaznisë të shpallet kampion për të 26-tën herë. Në të njëjtën kohë, vijon karrierën e suksesshme edhe në boksin profesionist duke arritur disa fitore njëra pas tjetrës. Dorëzimin e çmimit për kampionin e boksit Drini e bëri, anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Boksit, Avenir Derraj.

4-Mateo Balaj(Çiklist). Është një nga çiklistët më të mirë të Shqipërisë aktualisht, fitues i disa garave kombëtare, anëtar i ekipit kombëtar shqiptar dhe pjesmarrës në disa aktivitete ndërkombëtare duke u ngjitur edhe në podium. Çmim i për çiklistin Balaj u dorëzua nga trajneri i Vllaznisë, Leonat Kola.

5-Kasandra Kovaçi(Judo). Është shpallur kampione kombëtare më të rriturit gjatë këtij viti ndërkohë që arritjen më të madhe e ka zënien e vendit të tretë dhe marrjen e medaljes së bronzë në Kampionatin Ballkanik. Në mungesë të Kasandra, e cila gjendet në  Slloveni në përbërje të ekipit kombëtar të Kosovës për të stërvitje të specializuar, Drejtori i Sportit në Bashkinë Shkodër, Auron Miloti, ia ka dorëzuar babait të saj.

6-Benarda Reshpja(Basketbolliste). Titullare e Vllaznisë dhe e ekipit kombëtar, ndërkohë që për të dytin vit rradhazi spikat si pikëshënuesja më e mirë e kampionatit shqiptar. Ka qënë trajnerja e saj e ekipit të Vllaznisë, Medina Mustafa, që ia ka dorëzuar këtë çmim Reshpjes.

7-Ezmeralda Franja(Futbolliste). Si kapitene e Vllaznisë, ajo ka udhëhequr ekipin drejt titullit të 11-të kampion rradhazi, ndërsa që vetëm 2 ditë më parë janë kthyer nga Italia me një tjetër trofe të marrë në Turneun Ndërkombëtar të Futsallës për femra. Çmimin kapitens Franja, ia dorëzoi gazetari dhe njëkohësisht pedagogu i gazetarisë, Xhevdet Zekaj.

8-Bekim Balaj(Futbollist).  Ai është lideri i Vllaznisë, kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar. Dorëzimi i çmimit për kapitenin Balaj u bë nga Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Tonin Gjuraj.

9-Franko Burraj(Atlet). Kampioni dhe rekordmen i atletikës shqiptare, njeriu që gjatë këtij viti, ka realizuar ëndrrën e tij për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ku ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Dorëzimi i çmimit për rekordmenin Burraj, u bë nga Kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër, njëkohësisht ish-kampionin dhe rekordmen i atletikës, Oltion Luli.

10-Nelson Hysaj(Boks). Gjatë vitit 2024 ka fituar titullin e 23-të të kampionit të Shqipërisë duke qenë në këtë mënyrë rekordmeni i vendit në këtë sport. Ai është i pari sportist shqiptar që ka marrë medalje në arenën ndërkombëtare, Ndërkohë në boksin profesionist prej 2 vitesh e gjysëm që e ka nisur, njeh vetëm fitore me një bilanc për t’u patur zili, prej 19 fitoresh në 19 ndeshje të zhvilluara, dhe me 17 fitore me nokaut. Ai është sportisti i parë që shpallet Kampion Europe dhe është Kampion Europe në fuqi. Po ashtu, renditet në vendin e 12-të në Federatën nr.1 në Botë, atë ËBO dhe po ashtu është kampion në 4 Federata të tjera, ËBC, IBO, ËBF dhe ËBO. Për kampionin Hysa, dorëzimi i çmimit ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

(Video) Ceremonia e plotë e shpalljes së 10-të personazheve më të mirë të sportit shkodran për vitin 2024.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img