“Vllaznia i fiton të gjitha!”. E nis urimin e tij Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi për suksesin e kapitenit kuqeblu Bekim Balaj, i cili u nderua me 3 çmime në Mbrëmjen Gala të FSHF-së, “Topi i Artë 2024”, “Këpuca e Artë 2024”, “Formacioni më i mirë të vitit 2024”, si dhe në të njëjtën kohë edhe kapitenen e Vllaznisë në futboll femra, Ezmiralda Franja për fitimin e çmimit “Topi i Artë 2024”.
“Urimet më të ngrohta për Bekim Balaj ku u nderua në mbrëmjen fantastike Gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me tre çmime prestigjioze si :
Pjesë e “Formacionit më të mirë të vitit 2024”.
Fitues i “Këpucës së Artë 2024”
dhe më kryesorja, fitues i trofeut më të rëndësishëm, “Topi i Artë 2024”.
Urime më të veçanta dhe kapitenes tonë Ezmiralda Franja si fituese e Topit të Artë 2024.
Faleminderim të gjithë çunave te ekipit, stafit kuq e blu dhe në veçanti falenderimi shkon për të gjithë tifozat e zjarrtë ”, përfundin urimi i njëshit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi.