Java e 23-të e “Abisnet Superiore” do të luhet e ndarë në 2 ditë. Saktësisht ekipet do të duhet të zbresin në fushë ditën e premte dhe të shtunë.
Kështu më 31 janar do të luhen 3 ndeshje. Gjithçka do të nisë me sfidën mes Egnatias dhe Bylisit,përballje kjo që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 13:30.
Ndërkohë në orën 16:30 do të sfidohen mes tyre Teuta-Vllaznia në “Niko Dovana”. Një tjetër duel i kësaj dite do të jetë mes Tiranës dhe Elbasanit. Është ende e papërcaktuar stadiumi dhe ora ku dhe kur do të luhet kjo përballje.
2 sfidat e tjera të javës së 23-të do të zhvillohen ditën e shtunë më 1 shkurt. Laçi do të presë në shtëpi skuadrën e Partizanit, duel që starton në orën 13:30. Ndeshja e fundit do të jetë mes Dinamos dhe Skënderbeut, takim i parashikuar të zhvillohet në orën 16:30.
Të premten
Egnatia-Bylis(13:30)
Teuta-Vllaznia(16:30)
Tirana-Elbasani(e pa përcaktuar)
Të shtunën
Laçi-Partizani(13:30)
Dinamo-Skënderbeu(16:30)
Fatos LAMAJ