Monday, February 3, 2025

Premier Ligë-City në rënie të lirë, Arsenali është skuadra anti-Liverpool

Lexo

Skuadra e Guardiolës ka pësuar një humbje 5-1 në Emirates

Arsenali është, Manchester City sigurisht që jo. Supersfida e Emirates i jep Premier Ligës skuadrën anti-Liverpool, janë Topçinjtë, që fituan me rezultatin 5-1 ndaj skuadrës së Guardiolës me një paraqitje shkatërruese në pjesën e dytë.

Të besuarit e trajnerit Arteta e nisën mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Odegaard, ndërsa lejuan golin e barazimit në minutën e 55-të nga i përhershmi Haaland.

Më pas nisi festa e Topçinjëve me Partey 56’, Leëis-Skelly 62’, Havertz 76’ dhe Nëaneri 93’. Skuadra e Artetës më në fund kalon provimin final, është kundërshtari i parë i Liverpool-it, edhe nëse është 6 pikë prapa dhe ‘Reds’ kanë një ndeshje më pak, derbin me Evertonin që do ta rikuperojnë më 12 shkurt.

City pësoi humbjen e parë të këtij viti në Premier League, duke konfirmuar se Guardiola ka të drejtë kur përsërit se skuadra e tij nuk është kthyer ende. Dhe se shkurti skëterrë që përfshin edhe ndeshjen e dyfishtë të Champions League kundër Real Madridit dhe ndeshjen kundër Liverpoolit filloi në mënyrën më të keqe.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img