Tuesday, August 19, 2025

Kupa e Shqipërisë mbyll ndeshjet e para të turit çerekfinal. Fitoret në transfertë, Egnatia dhe Skënderbeu, një hap pranë kualifikimit

Lexo

Me ndeshjen, Dinamo-Skënderbeu e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”, e fituar 0 me 2 nga korçarët, është mbyllur pjesa e parë e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Më herët, të mërkurën u zhvilluan tre ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, duke sjellë rezultate mjaft interesante. Elbasani dhe Vllaznia barazuan pa gola (0-0), duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Egnatia mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Bylisit në transfertë, duke hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinaleve. Ndërkohë, Laçi dhe Partizani nuk arritën të shënojnë, duke u ndarë në një barazim të bardhë (0-0).

Në këtë mënyrë, dy skuadrat që dolën fituese në transfertë, Egnatia 1-3 ndaj Bylisit dhe Skënderbeu 0-2 ndaj Dinamos, janë një hap pranë kualifikimit.

Megjithatë, ato që vendosin përfundimisht janë ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 26 shkurt, ku do të përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img