(Video) Dinamo-Vllaznia, të shtunën, ora 16:30, në “Elbasan Arena”. Brdariç: Vlerësim maksimal për Dinamon, por duam fitoren

Kategoria Abissnet Superiore luan në fundjavë ndeshjet e javës së 25-të, ku nga ana e sektorit të garave pranë FSHF-së, ndeshjet janë programuar të luhen në dy ditë, e shtunë dhe e dielë. Saktësisht, të shtunën  e 15 shkurt do të sfidohen mes tyre Bylis-Elbasani dhe Egnatia-Partizani, duele këto që do të startojnë në orën 13:30, ndërkohë që në orën 16:30 do të ballafaqohen mes tyre Dinamo dhe Vllaznia në “Elbasan Arena”. Në prag të kësaj sfide, trajneri i kuqebluve Tomas Brdariç ka dalë në konferencën e zakonshme të shtypit.

 “Kemi punuar fort dhe kemi shumë motivim për të qenë të përgatitur për këtë sfidë. Kemi luajtur kundër Dinamos, duhet të tregojmë më shumë se 100% nëse duam të fitojmë nesër dhe ky është objektivi ynë. Ne kurrë nuk e nënvlerësojmë asnjë ekip në Superiore e kemi fokusin te ndeshja e nesërme, do të shohim veten tonë, pres fokusim të lojtarët dhe të vëmendshëm për objektivat kryesorë. E kujtojmë ndeshjen e humbur, por nuk ishte çdo gjë keq. Duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë. Është një pikturë e bukur, objektivi jonë është të marrim sa më shumë pikë. Është investimi dhe sakrificat që kemi bërë, duhet të përballojmë uljet dhe ngritjet gjatë sezonit, por objektivi jonë është vetëm fitorja. Kemi gjithsecilin të gatshëm, duhet të rrimë me këmbë në tokë, Spahia është në fazë rikuperimi, por për momentin merremi me lojtarët që janë të gatshëm. Është mirë të kalonim këtë fazë të dimrit, tani është detyra të mbajmë këtë ritëm dhe të përmirësohemi çdo ndeshje, të rrimë me këmbë në tokë dhe të jemi të përqëndruar dhe disiplinuar. Të jemi të uritur dhe mos mendojmë që gjërat janë të thjeshta, por të presim hapin e radhës.”

Krahas tre ndeshjeve të së shtunës, java e 25-të e Abissnet Superiore vijon edhe me dy sfidat e tjera të ditës së dielë: Laçi-Teuta dhe Tirana-Skënderbeu. Pas javës së 25-të të Superiores, Vllaznia është e dyta në renditje me 43 pikë pikë, dy më pak sesa Egnatia kryesuese, ndërkohë që në vend të tretë të dhe të katërt janë Partizani dhe Dinamo me nga 40 pikë secila.

 (Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë, Tomas Brdariç në pragndeshjen me Dinamon, mund ta ndiqni në kanalin tonë, Veriu Sport-YOUTUBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu