Elbasani është gati për përballjen me skuadrën e Bylisit, ndeshje kjo që do të zhvillohet të shtunën e 15 shkurtit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit duke nisur nga ora 13:30.
Në prononcimin e dhënë një ditë para ndeshjes, tranjeri i verdhebluve, Ivan Gvozdenoviç shprehet se në këtë ndeshje do të luftohet vetëm për tre pikët, ndonëse në skuadër mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Lleshi, Hakaj dhe Kasa. Ky i fundit të mërkurën është dëmtuar në ndeshjet e U-21 të kombëtares.
Ndërrimi i trajnerit të Bylisit ka ndikuar dhe në përzgjedhjen e strategjisë së Gvozdenoviçit i cili shprehu lëvdatat për tranjerin e ri të Bylisit i cili është i njohur me kampionatin shqiptar. Verdh e blutë kryen një stërvitjen e fundit të Premten dhe morali skuadrës është i lartë. Sipas trajnerit edhe këtë herë loja do të zhvillohet me një seriozitet të madh .
I pyetur për pidhur me penalltitë e humbura, trajneri i verdh e bluve, Gvozdenoviç shprehet se çdo kush mund të humbasë penallti, por Tsague gaboi pasi ishte një moment i mirë për skuadrën.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të AF Elbasani, Ivan Gvozdenoviç në pragndeshjen me Bylis, Abissnet Superiore, java 25, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Fatmir POPJA