Kampionati Kombëtar i Futsallës nis këtë fundjavë. Vllaznia e nis në përballjen me Flamurtarin. Objektivi, titulli kampion!

Kampionati Kombëtar i futsallës për sezonin 2024-2025 nis këtë fundjavë. Një sezon ky që e gjen Vllazninë më të organizuar se kurrë. Pas një përvoje pozitive gjatë sezonit të kaluar, ku kuqeblutë ishin pretendentë kryesorë për fitimin e titullit kampion, por që e humbën në javët e fundit, për sezonin e ri drejtuesit e futsallës shkodrane kanë arritur të bëjnë një riorganizim të klubit, jo vetëm në emrat e sportistëve, por edhe në strukturat drejtuese.

Tashmë, Arben Xhaferi që krahas postit të drejtorit sportiv, drejtoi sezonin e kaluar për një periudhë të gjatë kohore ekipin si trajner, këtë sezon është i përqëndruar setëm në cilësisë e drejtorit, ndërkohë që drejtimin e ekipit e ka marrë përsipër trajneri Alsid Tafili.

Ky i fundit, ashtu si edhe vitet e mëparshme, do të vijojë të japë kontributin e tij edhe si sportist në fushën e lojës. Por, ajo çfar ka më tepër rëndësi, skuadra është përforcuar me element cilësor, kur kemi parasysh rikthimin në Shkodër të dyshes së njohur, portjerit Behari dhe sulmuesit Gokaj dhe po ashtu edhe të Gjoklajt dhe Çokajt, të cilët së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, Tafili, Djepaxhia, Hyseni, Bashaj, Mesi, Gjergji, përbëjnë bazën kryesore të ekipit.

Pjesëmarja në Turneun Ballkanik të Futsallës në Ulqin, ku Vllaznia bëri një paraqitje dinjitoze, ishte një test shumë pozitiv për kuqeblutë, të cilët paralajmërojnë një sezon të sivjetëm me shumë pretendime për fitimin e titullit kampion. Një objektiv ky që është deklaruar hapur nga stafi teknik dhe vetë lojtarët. Nga sa bëhet e ditur, në kalendarin e hedhur pranë Federatës Shqiptare të Futsallës, ndeshjen e parë të kampionatit, Vllaznia do ta luajë në transfertë me ekipin e Flamurtarit të Vlorës, i cili krahas Tiranës dhe ekipit të Forcave të Armatosura, konsiderohet një rival direkt për titull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu