Monday, November 25, 2024

Futboll Superiore-Ndeshjet e javës së 31-të luhen në dy ditë, kryendeshja Vllaznia-Teuta me 3 maj, ora 18.00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futbollit për Kategorinë Superiore  vijon rrugëtimin në javën e 31-të të tij, javë kjo që nga sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është planifikuar të luhet në dy ditë. Të dielen e 2 majit në program janë tre ndeshje, Kastrioti-Skënderbeu, Bylis-Tirana dhe Partizani-Apolonia, ku që të tre çiftet në fjalë do t’i luajnë ndeshjet në të njëjtin orar, në 16.00. Në çiftin e parë kemi një sfidë direkte për mbijetese, me krutanët që sidomos pas humbjes me Apoloninë kanë lëshuar shumë duke rrezikuar kapjen nga dy vendet e fundit. Përballë ka Skenderbeun që javën e kaluar sfidoi Bylisin duke rritur jashtë mase shpresate mbijeteses. Të forta jo pak të rëndësishme janë patjetër edhe dy përballjet e tjera të ditës së diele, mes skuadrave me pozita dhe objektiva të kundërta, ku ballshiotët dhe fierakët për mbijetesë, do të kërkojnë të sfidojnë Tiranen dhe Partizanin që synojnë kreun.

Dy sfidat e tjera, Vllaznia-Teuta dhe Laçi-Kukësi janë planifikuar të luhen të hënën e 3 majit, orari i të cilave për të dy këto çifte është i ndryshëm. Në stadiumin e Laçit, vendasit presin Kukësin, përballje kjo që starton në orën 15.00 me laçjanët që kërkojnë të ngjiten në renditje mes skuadrave të kreut dhe kukësianëve të zhytur në krizë totale dhe rënie të lirë lirë në renditje.

Pa mohuar interesin e takimeve të tjera, natyrisht, që vemendja kryesore do të jetë e përqëndruar e tëra në Shkodër, kur në orën 18.00 do të startojë në stadiumin “Loro Boriçi” supersfida Vllaznia-Teuta, përballje kjo direkte  mes dy rivaleve kryesore për titull. Durrsakët e drejtuar nga trajneri shkodran Edi Martini, pas fitores e pastër me Kukësin 0-2 udhëtojnë drejt Shkodrës si kryesues të kampionatit me 55 pikë për tu ballafaquar me kuqeblutë vendas, të cilët pas humbjes në transfertë me Tiranën 1-0 kanë zbritur në vendin e tretë me dy pikë më pak se Teuta kryesuese. Një përballje kjo, rezultati i së cilës pritet të vendos jo pak për fatet e të dyja skuadrave në lidhje me pretendimet e fitimit të titullit kampion. Djemtë kuqeblu të drejtuar nga gjermano-kroati, Tomas Brdariç kanë shansin e duhur për të mposhtur  durrsakët dhe të këmbejnë vendet në renditje duke rimarrë përsëri kreun.

Çiftet e Javës së 31-të Kategorisë Superiore

E diel, 2 maj

Kastrioti-Skënderbeu 16:00

Partizani-Apolonia 16:00

Bylis-Tirana 16:00

E hënë, 3 maj

Laçi-Kukësi 15:00

Vllaznia-Teuta 18:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img