Saturday, May 4, 2024

Analiza e specialistit Shkëlqim Muça për javën e 30-të Superiores

Lexo

Ashtu si edhe në javët e mëparshme, specialisti i futbollit, Shkëlqim Muça nuk ka munguar të bëjë “radiografinë” e javës së 30-të të kategorisë Superiore për secilin çift.

Duke u ndalur në çiftin, Tirana-Vllaznia, , ndërsa vlerëson Vllazninë si një skuadër e organizuar, Muça përcjellë kritika për forcën sulmuese të kuqebluve. “Vllaznia është një skuadër e organizuar, luan mirë në aspektin taktik, por nuk ka forcë. Është një skuadër që nuk ka shumë lojtarë që mund të shënojnë. Rasti i Dilaver mund të kishte dhënë një tjetër drejtim. Tirana, edhe kur është dobët të godet. Me këtë fitore, bardheblutë janë futur në garë për titull”, tha Muça për çiftin, Tirana-Vllaznia që u fitua nga bardheblutë 1 me 0.

Ndërkohë, në opinionet e tija të deklaruara në emisionin sportive të RTSH-së, Muça komenton edhe çiftet e tjera. “Pavarësisht oshilacioneve,Teuta ka cilësi dhe ishte përballë një Kukësi të pamotivuar. Edhe njëherë dua të theksoj, një skuadre të tillë nuk i falen këto oshilacione. Pas humbjes me Tiranën mendoja se nuk do reagonte. Por në fakt reagoi dhe arriti të fitojë. Tani i mbetet të fitojë me Vllazninë, është një ndeshje shumë vendimtare”, tha ai për ndeshjen, Kukësi-Teuta 0-2.

Laçi-Partizani 2-2: “Një ndeshje shumë e luftuar me një Partizan shumë të motivuar. Në fund mendoja se si ka mundësi që nuk mori më shumë skuadra e kuqe. Ndërsa Laçi bëri një ndeshje me zemër, por nuk kishte organizim. Duke parë lojën, rastet e humbura, Partizani humbi dy pikë. Momenti i golit të anulluar? Ishte gol, nuk kam asnjë dyshim”.

Apolonia-Kastrioti 2-1: “Nuk është hera e parë që Kastrioti mundet nga Apolonia(krutanët nuk kanë asnjë fitore përballë fierakëve: dy fitore Apolonia, 2 barazime). Pjesa e parë ishte skandaloze për krutanët, ndërsa ne pjesën e dytë diçka ndryshoi. Trajneri ka qënë i vetëdijshëm se çfarë e priste në këtë sfidë, skuadra duhet të reagonte”.

Skenderbeu-Bylis 2-1: “Pritej një fitore e Skënderbeut, për atë që ka treguar në javët e fundit. Bylisi shënoi i pari dhe e vuri në vështirësi. Është një skuadër që luan, sulmon, por dhe pëson gola, ka problem në mbrojtje dhe kjo u pa qartë dhe në këtë ndeshje. Skënderbeu ka fituar një ndeshje të rëndësishme sot”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img