Kampionati Kombëtar i Superligës së basketbollit për meshkuj luan këtë fundjavë ndeshjet e javës së fundit të fazës së dytë. Pas fitoreve radhazi në transfertë, fillimisht ndaj Besëlidhjes dhe më pas Kamza Basket, mbrëmjen e së dielës, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani, luajnë në shtëpi duke pritur Apoloninë e Fierit.
Një ndeshje kjo përcaktuese për fatet e përfshirjes së Vllaznisë në fazën finale Play Off, ndaj edhe pse me mungesa në formacion, kuqeblutë janë të karikuar për ta kaluar me sukses këtë përballje me skuadrën fierake.
Për ta kurorëzuar me sukses përballjen me Apoloninë, trajneri Llazani, fton tifozërinë shkodrane të mbështesë skuadrën në këtë ndeshje.
Ndeshja e Superligës së basketbollit meshkuj, Vllaznia-Apolonia, luhet të dielën duke filluar nga ora 18:00.
Postimi zyrtar i KB Vllaznia
Ndeshja më vendimtare e sezonit është nesër!
Ekipi ynë i meshkujve do të zbresë në parket nesër në orën 18:00 për të zhvilluar ndeshjen që vendos hyrjen në Play Off!
Kjo është një përballje ku nevojitet çdo zë, çdo duartrokitje dhe çdo zemër kuq e blu!
Ftojmë të gjithë tifozët tanë të zjarrtë të jenë të pranishëm në palestër dhe të mbështesin djemtë tanë në këtë sfidë të madhe!
Le të luftojmë bashkë, le të fitojmë bashkë!
Forca Vllaznia!
#NdeshjaVendimtare #PlayOff #VllazniaBasket #KuqeBlu #ForcaDjemtë
18:00
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”
(Video) Pamje nga seanca e fundit e Vllaznisë një ditë para ndeshjes me Apoloninë, si dhe prononcimi i trajnerit kuqeblu, Eni Llazani.