Pas pak, ora 19:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Superndeshja Vllaznia-Besëlidhja, Play Off. Superliga Basket Meshkuj,…Njoftim i rëndësishëm i Shoqatës së Basketbollit Vllaznia!

Është Dita e Ndeshjes – Gjysmëfinalja e Dytë!

Sot, në orën 19:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, luhet gjysmëfinalja e dytë mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes, me rezultatin aktual 1-0 për ekipin nga Lezha.

Është momenti për të reaguar – është momenti ynë!

Na pret një mbrëmje spektakolare me basketboll cilësor, dhurata dhe surpriza gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë, që nuk duhen humbur!

Organizimi i tifozëve:

  • Pas stolit të Besëlidhjes do të qëndrojnë vetëm tifozët lezhjanë.
  • Ultrasat e Vllaznisë do të vendosen pas koshit, në anën e stolit tonë – ndryshe nga zakonisht.
  • Tifozët e Vllaznisë janë të mirëpritur në të gjitha sektorët e tjerë të sallës, me përjashtim të zonës pas stolit të Besëlidhjes.

Biletat do të shiten në hyrje të palestrës, me çmim 100 lekë.

Për tifozët e Besëlidhjes, biletat do të shpërndahen nga vetë menaxhmenti i tyre.

Ejani të gjithë, me zemër e pasion, dhe le të japim mbështetjen tonë për kuqeblutë!

Le të fitojë fair-play dhe sportiviteti!

FORCA VLLAZNIA

#Vllaznia #Gjysmefinalja #Basketboll #Kuqeblu #shkoder

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu