Vllaznia U21-Partizani U21, 3-2( 18-25, 23-25, 25-22, 25-23, 15-10)
Formacio i Vllaznisë: Mario Lugaj, Sead Durro, Mateo Qeseri, Viktor Bazhdari, Erind Vora, Amadeus Veleçiku, libero Tedi Zefi(Armando Vulaj, Dionis Zzefi,Enea Grimaj, Dyljon Sinanaj, Gjoni Leqejza, Elvi Rako, Ardis Durro). Trajner: Endri Jukni, Fatjon Çekini
Kampionati Kombëtar i volejbollit për meshkuj kategoria U21, luajti mesditen e sotme finalen e dytë të fazës Play Off. Sfida e parë finale e luajtur pak ditë më parë në kryeqytet është fituar nga Partizani me rezultatin 3-0 duke hedhë një hap pozitiv drejt fitimit të titullit kampion. Që do të thotë se me një fitore tjetër të sotme në Shkodër, Partizani shpallej kampion.
Dhë, ky objektiv ishte fare pranë realizimit nga skuadra e kuqe, teksa edhe finlen e dytë e nis mjaft mirë duke fituar setin e parë 18-25. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Endri Jukni dhe kolegu i tij Fatjon Çekini, kërkon të reagojë në setin e dytë, por, edhe pse ecen mjaft mirë deri tek pika e 23-të, pikërisht aty gabon duke i dhënë mundësinë Partizanit të fitojë edhe setin e dytë 23-25.
Me avantazhin 0 me 2 me sete, u krijua përshtypja se Partizani do ta mbyllte të gjithë ndeshjen me fitore 0-3, por Vllaznia, kampione në fuqi e kësaj kategorie, bën atë që pak kush e priste.
Të mbështetur fuqishëm edhe nga tifozëria shkodrane, kuqeblutë fitojnë setin e tretë me shifrat 25 me 22. Rivalitet dhe emocione pa fund kishte edhe në setin e katërt, të cilin e fiton përsëri Vllaznia, këtë radhë me shifrat 25-23.
2-2 me sete, dhe tashmë fati i ndeshjes vendoset me set të tretë. Një set të cilin, Vllaznia vazhdon me entuziasmin e dy seteve të mëparshëm, dhe me pikën e fundit të shënuar nga Sead Durro, kuqeblutë e mbyllin 15-10 duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-2.
Në këtë mënyrë, me barazimin e ndeshjeve 1 me 1, sipas formulës së Federatës Shqiptare të Volejbollit, titulli kampion për sezonin 2024-2025, do të vendoset me luajtjen e një ndeshje të tretë që do të zhvillohet përsëri në Tiranë.
(Video) Vllaznia-Partizani, 3-2. Ndeshja e dytë finale volejboll meshkuj U21, sezoni 2024-2025, kategoria U21.