Apolonia dhe Lushnja e kanë mbyllyr në barazim pa gola ndeshjen midis tyre. Rezultat ky që favorizon skuadrën fierake që siguron mundësinë për të luajtur në play-off. Apolonia do t’i duhet të luftojë për të qenë skuadra e tretë që do të luajë sezonin e ardhshëm në Abissnet Superiore. Ndërsa Lushnja e vendit të 7-të do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
I ka mjaftuar një pikë Apolonisë për të qenë pjesë e skuadrave të kategorisë së parë që do të luftojnë në fazën play-off, nga ku do të dalë edhe skuadra e tretë që do të luajë në Abissnet Superiore për sezonin e ardhshëm. Në ndeshjen e fundit të kampionatit të kategorisë së parë, fierakët u përballën me Lushnjen, në një duel për të përcaktuar skuadrën që do të luajë në play-off.
Por në “Loni Papuçiu“, është skuadra vendase ajo që zotëron fushën e krijon raste për shënim. Apolonia ka mundësinë për të kaluar në avantazh që në 15’ me Maksutin por gjuajtje e tij ndalet nga shtylla. Kundërpërgjigjet Lushnja me (30) Koreshin por kapiteni është në pozicion jashtë loje. Vendasit kanë dy mundësi të mira në fund të pjesës së parë, me maksutin.
Futbollisti i Apolonisë në rastin e parë e (45+2) e ul mirë topin brenda zonës por nuk arrin të gjuajë ndërsa më pas brenda zonës gjuan me kokë por topi kalon mbi traversë. Edhe 45 minutat e dyta nisin mirë 47) për vendasit që krijojnë volum loje dhe raste të tjera për shënim por finalizimi çalon.
Në 61’ i ndodhur brenda zonës së Lushnjes, Umejego gjuan fort me kokë por mbrojtja mike largon nga vija fatale. Sërish minutat e fundit të ndeshjes rezerevojnë emocione të veçanta. Zgjohet Lushnja dhe brenda dy minutash (90+2) krijom dy raste, por portieri Kaçaj shpëton portën e Apolonisë nga goli. Fillimisht ai grushton topin e ardhur nga goditja e dënimit e më pas largon topin e ardhur brenda zonës së vet nga goditja e këndit.
Përfundimisht 0-0 në “Loni Papuçiu”, rezultat që favorizon Apoloninë që ruan vendin e 6-të në renditjen e kategorisë së parë me 45 pikë, 1 pikë më shumë se Lushnja e vendit të 7-të, e cila mbetet jashtë play-off-it dhe do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë.
Fatos LAMAJ