“Abissnet Superiore në rreze X”, trajnimi i FSHF analizon 36 javët e kampionatit.

Në kuadër të përmbylljes së javës së 36-të të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ne prag të fazës Final 4, Federata e Futbollit zhvilloi një sesion trajnimi të fokusuar tek elementët taktikë, përgatitja fizike dhe teknike, si dhe momentet, lojtarët dhe trajnerët kyç të gjithë sezonit.

Pjesë e këtij trajnimi, ishin edhe dy trajnerët shkodranë, Ardit Mani, Klazer Shkëmbi, Arbër Shytani, Ersi Çaku, Ditmar Jubica, si dhe Seno Fishta, i cili pas kthimit nga emigrimi ka nisur aktivitetin në fushën e trajnimit të futbollit të moshave.

Eventi i organizuar në “Arenën Kombëtare” mirëpriti pjesëmarrës që punojnë aktualisht në fushën e futbollit dhe të tjerë që duan të thellohen apo janë thjeshtë të apasionuar pas tij.

Sesioni i trajnimit përfshiu një analizë tërësore nga specialistët e Drejtorisë Teknike në FSHF, të cilët u fokusuan në mbarëvajtjen teknike dhe taktike të 36 javëve, duke e konkluduar me formacionin dhe trajnerin më të mirë të sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu