Çiklizëm-Xhiro e Italisë në Shqipëri, policia njofton rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”.

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00

Segmentet e rrugëve:  Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG); Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit; Rrugën e “Elbasanit”, Bulevardi “Bajram Curri”; Rrugën “Ali Shefqeti”; Rrugën “Alajdin Frashëri”; Rrugën e Rexhekrit; Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut; Rrugën “Sotir Çaci”; Rrugen “Xhanfize Keko”; Rrugen “Arkitekt Kasemi”; Bulevardi “Zhan D’Ark”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; Në brendësi të ish-Gardës së Republikës. Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”). Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore. Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore. Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00). Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë. Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”. Ndalim parkimi

Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00

Segmentet e rrugëveZogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve). Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00

Segmentet e rrugëve Sheshin “Skenderbej”; Rrugën “Urani Pano”; Rrugën “Dedë Gjo Luli”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”; Bulevardin “Gjergj Fishta”; Rrugën “Muhamet Gjollesha”; Bulevardin “Bajram Curri”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Lek Dugagjini”; Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut; Rrugën “Abdyl Frashëri”; Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”; Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit. Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025: Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”); Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00 Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025: Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e DibrësFarmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave. Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas. Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu