Adrion Pajaziti, i shënon Hajdukut të Splitit. Goli i tretë për mesfushorin e kombëtares kuqezi për ngjyrat e klubit Gorica në kampionatin kroat

Adrion Pajaziti ka shënuar golin e tretë sezonal në kampionatin kroat në ndeshjen delikate që kishte në program ekipi tij, Gorica me formacionin e Hajdukut të Splitit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qenë protagonist absolut në këtë duel që zgjati plot 84’ për shqiptarin, i cili i la vendin Vrziç.

22-vjeçari ka arritur të gjejë rrjetën në përballjen e sotme në shtëpi përballë Hajdukut të Splitit. Në minutën e 48-të të takimit, Pajaziti u gjend brenda zonës dhe arriti të shënojë në trekëndësh të portierit kundërshtar.

Ky ishte goli i tretë këtë sezon për shqiptarin në kampionatin kroat në 22 paraqitje të zhvilluara. Gorica në 34 takime ka grumbulluar 37 pikë ndërsa Hajduku mban vendin e tretë me njëzet pikë më shumë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu