Vllaznia u mposht sonte në finale ndaj Egnatias me rezultatin e thellë 4-0. Në përfundimin e takimit, trajneri i shkodranëve Thomas Brdaric doli në prononcim për mediat.
“Pikë së pari dua të falenderoj të gjithë tifozët për suportin e mrekullueshëm që kanë bërë në stadium. Objektivi ishte t’i kthenim mbrapa gjithë atë mbështetje. Mbas humbjes kundër kampionëve në fuqi, dua t’iu uroj fitoren, respekt maksimal. Dua të falenderoj edhe klubin e Vllaznisë, për atë çka kemi arritur, vendin e dytë. Sot duhej të luftonim më shumë, për të fituar.
Do ta provojmë përsëri. Sot patëm shanse, për 2 dekada nuk marrim titullin, ai ishte objektiv i madh, normal jemi të mërzitur. Ishte një sezon i vështirë, luajtëm, por duhet të reagojmë sa më shpejt.
Kemi pësuar mjaft gola të thjeshtë, sidomos golin e parë. Këto ndikojmë psikologjikisht. Ishim nervozë, nuk patëm mundësi të implementojmë lojën tonë. Nuk e implementuam atë që deshëm për të mundur Egnatian.
Ata u përgjigjën mjaft mirë në lojë, fatkeqësisht ndodhi kjo gjë në finale. Kemi mjaft lojtarë që nuk e kanë eksperiencën për të luajtur finalen. Egnatia luajti mjaft thjeshtë. Duhet të kesh një mendje sa më të qartë. Nuk është se e patë të gjithë mendjen të qartë. Nuk ishte një performancë e mirë ajo që treguam për të mundur Egnatian dhe për t’u shpallur kampion.
Duhet që në çdo pozicion, duhen lojtarë që japin rezultat në finale. Na mungoi Deliu në mesfushë. Duhet të jesh sa më i organizuar në mendje. Bëmë shumë gabime. Nuk u futëm mirë në lojë. E dimë që nuk është kjo ajo që deshëm të implementonim”, u shpreh Brdariç.