Klubi i Futbollit Vllaznia Futsal shpreh shqetësimin në lidhje me shtyerjen pa limit të startit të Kampionatit Kombëtar të Futsales. Reagimin në fjalë e bën Drejtori Sportiv Vllaznia Futsal, Arben Xhaferi, i cili në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, thekson se muaji tetor ishte planifikuar nga Federata Shqiptare e Futsales për fillimin e kampionatit, por tashmë kur jemi në gjysmën e nëntorit, jo vetëm që nuk ka nisur kapionati, por nga ana tjetër nuk ka asnjë sinjal duke lënë të kuptohet se starti mund të shtyhet edhe në janar.
Sipas tij, një vonesë e tillë po çon dëm edhe programin stërvitor, pasi faza përgatitore nën drejtimin e trajnerit Alsid Tafili ishte programuar që skuadra të ishte gati për muajin tetor, ndërkohë qënë janar, bazuar në traditën e viteve të fundit Vllaznia Futsal merr pjesë në Turneun Ndërkombëtar të Ulqinit.
Në vijim, drejtori Xhaferi flet edhe për merkaton e Vllaznia e futsales ku krahas elementit të ri ka konkretizuar edhe dy rikthime të rëndësishme titullarësh, portjerin Olsi Gjergji dhe sulmuesin Alban Basha, të cilët i janë bashkuar skuadrës për sezonin e ri sportiv.
(Video) Prononcimin e plotë të drejtorit sportive të Vllaznia Futsall, Arben Xhaferi mund ta ndinqi në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


