(Video) Atleti shkodran Bledar Mesi, dy Medalje në Turneun Botëror të atletikes për veteranë, mbi 35 vjeç. E Artë në stafetë dhe e Argjendtë 800 m në rivalitet me kampionin e Botës nga Polonia

 

Figurën më të mirë sportive nga atletët kuqezi që po konkurojnë në Turneun botëror të atletikës për veteranë mbi 35 vjeç e ka bërë atleti i njohur shkodran Bledar Mesi, i cili narriti të fitojë dy medalje.

Nmesi, arriti të fitojë një Medalje të Artë në stafetë 4×100 metra Mix së bashku me shkodranin tjetër Diamant Poja, Edison Kaja, si dhe atleten femër, Monika Bakllava. Ndërkohë, gara e vrapimit 800 metra u zhvillua me shumë rivalitet ku në konkurencë të fortë me  atletin polak, kampion bote, finishi ishte për polakun duke lënë në vendin e dytë dhe Medaljen eë Argjendë Bledar Mesin.

Për atletin tjetër veteran, shkodranin, Florjan Balaj, i cili sezonin e kaluar ishte ndër më të mirët e botërorit të veteranëve, ky i sivjetmi vjen edhe me një përvohë të re, sepse krahas konkurimit, është edhe pjesë e gjyqtarisë kryesore.

(Video) Pamje nga garat e Turneut Botëror të atletikes për veteranë, mbi 35 vjeç-Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër, si dhe prononcimet e dy atletëve të njohur shkodranë, Bledar Mesi dhe Florjan Balaj.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu