Etapa e nëntë e “Giro d’Italia 2025” ishte një spektakël më vete jo vetëm se nisej nga një qytezë mesjetare siç është Gubio dhe mbaronte në “Sheshin del Campo” të Sienës, simbol i Rilindjes së njohur italiane.
Në këtë garë kampionët treguan se janë prej mishi. Mjaftoi një rrëzim apo një çarje në komardare dhe gjithçka u vu në dyshim. Shembulli perfekt është ai i Rogliç, i cili ishte humbësi i madh i ditës së sotme pasi kaloi vijën e finishit shumë vonë dhe tani është plot 2’25” larg fanellës rozë, e cila i përket Del Toros.
181 kilometrat e kësaj etape ishin emocionuese ashtu siç ishte edhe fundi i saj ku Vout Van Aert tregoi aftësitë e tij jo vetëm në pedalimin në asfalt. Belgu i dha jetë një fundi të zgjarrtë duke mundur vetëm në finish Isac Del Toron, i cili duhet të ngushëllohet me vendin e dytë, por i vlen shumë. 21-vjeçari bëhët i pari meksikan që fiton një etapë të “Giro d’Italia”-s, e themeluar në 1909-ën.
Van Aert tregoi se dëshironte shumë këtë triumf pasi bëri gjithçka që të mos humbte kontaktin me Del Toron. Nga ana tjetër edhe çiklisti meksikan ishte autor i një gare të madhe pasi pedaloi fort në segmentet ku asfaltin e zëvendësuan gurët e bardhë të Sienës. Në këtë garë të madhe Isak Del Toro hodhi kandidaturën për të fituar këtë edicion të “Giro d’Italia”-s. 21-vjeçari me aksionin e tij të nisur 50 km nga finishi kur la mes pluhurit dhe gurëve të Sienës kapitenin e tij, Ajuso, i cili për të mbajtur ritmin e rebelit nga Meksika shfrytëzoi përtej çdo limiti shokët e tjerë të ekipit, tregoi se ka qëllime serioze për këtë sezon.