Vllaznia, projekton rikthimin në “shtëpi” të sulmuesit 23 vjeçar, Ardit Nikaj

Ardit Nikaj, sulmuesi shkodran i Skënderbeut, duket se nuk është vetëm një mendim te Vllaznia. 23- vjeçari, që edhe në periudha të ndryshme në të shkuarën është lidhur me një kthim në qytetin e tij, duket se këtë verë do jetë një objektiv real i drejtuesve kuqeblu, të cilët duan të formojnë një bazë më futbollistë cilësorë nga Shkodra.

Patjetër për të shtuar edhe përforcime të tjera gjatë merkatos. Një nga emrat e lakuar së fundmi është pikërisht ai i sulmuesit të korçarëve, që, pavarësisht rrëzimit të Skënderbeut në Kategorinë e Parë, bardhekuqtë kanë vënë një çmim prej 100 mijë eurosh për Nikajn.

Por që më tepër vlen për një transferim jashtë vendit, pasi në Superiore sulmuesi mund të lejohet të lëvizë edhe në formën e huazimit. E pikërisht në këtë pjesë është e interesuar edhe Vllaznia, që mund të gjejë një formulë për transferimin e shkodranit në “shtëpi”. Ardit Nikaj e mbylli sezonin 2024-25 në Superiore me 24 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe duke asistuar 3 të tjerë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu