Sunday, November 24, 2024

Boks-Kampionati Ballkanik Zagreb( Kroaci)/Kombëtarja shqiptare kualifikon 4 boksierë në finale

Lexo

Ekipi Kombëtar i Boksit është pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik i cili po zhvillohet në Zagreb të Kroacicë. Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli, Denis Nurja, Alban Beqiri, Arjon Kajoshi dhe Indrit Laçi, janë boksierët që nën drejtimin e trainerëve të ekipit tonë përfaqësues Zef Gjoni, Sead Bushati dhe Lazarin Vila po ballafaqohen në ringun e Zagrebit

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë Ballkaniadën duke fituar në ditën e parë të Ballkaniadës tre ndeshje me anë të boksierëve Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli dhe Denis Nurja, të cilët mposhtën në ring kundërshtarët e tyre nga Kroacia, Serbia dhe Sllovenia. Ndërkohë, boksieri shkodran Arjon Kajoshi nuk arriti te dalë fitues përball boksierit nga Kosova.

Në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik që po zhvillohet në Zagreb, kombëtarja e jonë bëri një prezantim shumë të mirë, ku në katër ndeshjet e zhvilluara, boksierët tanë dolën fitues. Kështu, fitues në këtë ditë dolën Krenar Zeneli që sfidoi boksierin nga Sllovenia, Denis Nurja i cili fitoj përballë boksierit nga Serbia, Alban Beqiri i cili fitoj përball boksierit nga Sllovenia, dhe Indrit Laçi i cili fitoj përball boksierit nga Sllovenia. Të katër këto boksier kanë arritur kalimin në finale, çka përbën një sukses të madh për boksin shqiptar. Të shtunën, në ring do të ngjitet Rexhildo Zeneli për tu përballur me kundërshtarin e peshës së tij nga Maqedonia e Veriut, që nëse fiton edhe ky shkon në finale duke e çuar në pesë numrin e boksirëve tanë që do të luftojnë në finale për të marrë medalje ari.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img