Kevin Dodaj, shkëlqen në Hungari. Shkodrani së bashku me Enes Osmanin, shënojnë golat e fitores për Shqipërinë U21

Hungari U21-Shqipëri U21,  1-2(Shënues: Szucs 75’/Kevin Dodaj 47’, Enes Osmani 79’)

Formacioni i Shqipërisë U21: Simon Simoni (C), Elton Fikaj, Arlind Kurti, Zylyf Muca, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Enes Osmani, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ledjo Tresa dhe Rrok Toma(U aktivizuan: Kevin Dodaj, Ermis Selimaj, Evin Bashi, Erald Maksuti, Dion Ajvazi). Trajner: Alban Bushi.

Vetëm dy minuta nga aktivizimi në fushën e lojës i kanë mjaftuar Kevin Dodajt, i cili ardhur nga stoli, arrin të shënoj në portën e Hungarisë. Kjo ka ndodhur pasditen e sotme në miqësoren që kombëtarja e Shqipërisë U21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, zhvilloi në transfertë me kombëtaren e Hungarisë U21.

Goli i talentit shkodran i shënuar në minutën e 47’, ishte i pari që kaloi në avantazh kuqezinjtë, 0-1. Edhe pse hungarezët barazojnë me Szucs në të 75-tën, Dodaj rishfaqet me një asis perfekt për kolegun e tij Enes Osmani, që shënon golin e fitores me rezultatin 1 me 2.

Referuar ecurisë së takimit, tekniku Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Simon Simoni (C), Elton Fikaj, Arlind Kurti, Zylyf Muca, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Enes Osmani, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ledjo Tresa dhe Rrok Toma.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Bushi aktivizoi Kevin Dodajn, i cili e shpërbleu menjëherë besimin duke kaluar Shqipërinë në avantazh, ndërkohë që gjatë këtij 45 minutëshi u aktivizuan edhe Ermis Selimaj, Evin Bashi, Erald Maksuti, Dion Ajvazi.

Sipas programit të miratuar nga FSHF, kombëtarja e Shqipërisë U21, më datë 8 qershor, do të luajë edhe një miqësore tjetër, këtë jerë në Stamboll ndaj Turqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu